“Po na thonë se duhet me i ble te ‘Vala’ ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll, kjo është ‘rrjepje’ e trefishtë”

Publikuar më:

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shenoll Muharremi, përmes një reagimi në Facebook shkruan se ‘qytetarët njëherë paguajnë taksa për RTK-në e pastaj për Vala.’

Muharremi thekson se tashmë po iu thuhet qytetarëve se duhet me i ble te Vala edhe ‘ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll nëse dëshirojnë me i shiku’.

Ai potencoi se kjo është ‘rrjepje’ e trefishtë.

“Aha, qiky koka modeli dhe vizioni i “publikes” së Albin Kurtit. Njëherë paguajmë taksa për RTK. Pastaj edhe për Vala, e ndihmojmë dhe e subvencionojmë, i japim kredi sa herë që ka nevojë. E pastaj, krejt kjo nuk mjafton. Tash po na thonë se duhet me i ble te Vala edhe ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll, nëse dëshironi me i shiku. Kjo është “rrjepje” e trefishtë.Prandaj, ky nuk është funksion i publikes, e as nuk duhet ne me i financu qe ata me i be konkurrencë jo e ndershme sektorit privat, duke u subvencionuar me taksa publike” shkruan Muharremi në reagimin e tij.

JU REKOMANDOJMË