Pikturat e mitrovicasit Kushtrim Istrefi pushtojnë Gjermaninë

Publikuar më:

Tri qytete gjermane kanë pritur krijimtarinë e piktorit nga Mitrovica, Kushtrim Istrefi, veprat e të cilit u shfaqën brenda 3 muajve tek mijëra persona.

Fillimisht qyteti i Kolnit u bë nikoqir i pikturave të tij, ku Istrefi ekspozoi ato më 28 shtator. Më 5 tetor më pas, Troisdorfi priti pikturat e tij.

Ndërkohë, vepra e piktorit mitrovicas u shfaq më 8 nëntor në Frankfurt dhe 7 ditë më pas u rikthyen në qytetin ku nisi fillimisht ekspozita – në Koln.

Gjatë këtyre ditëve, Istrefi u vizitua edhe nga fytyra publike. Ka qenë i nominuari për kryeministër, Albin Kurti, i cili shkoi për të parë veprat e tij.

Për këtë takim, Istrefi ka thënë se me Kurtin bisedoi për artin dhe pikturat e tij, dhe nevojën që artistët kosovarë të promovohen jashtë vendit.

Sidoqoftë, Kushtrim Istrei u lind me 22 dhjetor 1989 në Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të artit e mbaroj në Odhise Paskali në Pejë me një sukses të shkëlqyeshëm.

Gjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës – Akademia e Arteve, diplomoi në dy drejtime, në atë të Pikturës dhe Skenografisë. Aktualisht në përfundim të punimit të diplomës master. Deri më tani ka qenë pjesmarrës në disa ekspozita individuale dhe kolektive mbrenda dhe jashtë vendit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.