Përvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në Mitrovicë ndizen qirinj në kujtim të politikanit serb

Publikuar më:

Sot, më 16 janar bëhen tetë vjet nga vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili kishte themeluar dhe drejtonte Iniciativën Qytetare ‘Liri, Demokraci, Drejtësi’ (SDP), që ishte subjekti kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut.

Për nder të tij, familjarët dhe miqtë kanë ndezur qirinj në vendin ku ai u qëllua para tetë vjetësh me gjashtë të shtëna në shpinë, para objekteve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ai ishte bartës i listës “Liri, Demokraci, Drejtësi – Oliver Ivanoviq” në zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat u mbajtën në nëntor të vitit 2017, disa muaj para vrasjes së tij.

Gjatë fushatës parazgjedhore për ato zgjedhje lokale, për shkak të frikësimit të serbëve në veri të Kosovës, katër kandidatë nga lista e tij u tërhoqën, ndërkaq vetë Ivanoviqit iu dogj vetura në Mitrovicë të Veriut.

JU REKOMANDOJMË