Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të deputetit nga radhët e GUXO, Fatos Geci, duke e cilësuar atë si të papranueshme.
Përmes një qëndrimi publik, Durmishi është shprehur se ndihet i turpëruar nga deklarata e kolegut të tij, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe me karakter çlirimtar.
“Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci. Lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare. UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë,” ka deklaruar Durmishi.






