Rezultatet finale të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit ende nuk janë publikuar nga KQZ, ngase ka mbetur edhe pak punë deri në numërimin total të tyre, shkruan gazeta online veriu.info.
Këto palë zgjedhje befasoi numri i madh i votave me postë nga mërgata jonë, për dallim nga vitet paraprake, ku ky numër ishte dukshëm më i vogël.
Veriu.info ka arritur të sigurojë numrin e votave të diasporës por edhe të atyre me kusht që kanë marrë subjektet politike në Mitrovicë.
Sipas këtyrë të dhënave tek votat e diasporës prin Lëvizja Vetëvendosje që ka marrë shumicën e votave gjithsej 362, e pasuar nga PDK me 141 vota, LDK 40, AAK 10 dhe NISMA 12.
Duke marrë parasysh rezultatin preliminar të votave të rregullta diferenca në Mitrovicë mes PDK-së dhe VV-së ishte 224 vota kurse pas votave të diasporës kjo diferencë është ngushtuar në 3 vota.
Por si duket votat me kusht dhe atyre më nevoja të vecanta kana sqaruar gjithçka sa i përket fituesit edhe në komunën e Mitrovicës.
Nga të dhënat e siguruara nga veriu.info nga votat më kusht dhe votat e personave me nevoja të vecanta Vetëvendosje në Mitrovica ka siguruar 392 për dallim nga PDK që ka marrë 355 vota.
Përfundimisht duke shikuar rezultatet preliminare të votave të rregullta diferenca në Mitrovicë mes PDK dhe VV ishte 224 vota në favor të së parës, pas votave të diasporës kjo diferencë u ngushtua në 3 vota, kurse rezultatet e votave me kusht përmbysin gjithçka duke e vendosur VV-në të parën me 34 vota më shumë se PDK-në.