Përleshja fizike që çoi në të shtënat në Podujevë

Publikuar më:

Dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin e plagosjes në Podujevë, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë, ku gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile.

Të dyshuarit e arrestuar janë: Riad Rama dhe Lulzim Zeka.

Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe ndaj tyre janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Lajmin për plagosjen e dy personave e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar”.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti”, ka bërë të ditur Ahmeti.

VIDEO

 

JU REKOMANDOJMË