Përfaqësuesit komunal bënë homazhe për Kapterr Baki Ejupi

Publikuar më:

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, dhe drejtorët komunal, sot kanë bërë homazhe tek Kazerma e FSK-së “Minatori”, në shenjë nderimi me rastin e vdekjes së Kapterr Baki Ejupi, i cili dje ka ndërruar jetë nga një sulm kardiak.

Në kazermën e FSK-së “Minatori”, homazhet janë bërë me nderime të larta ushtarake, në praninë e një numri të madh të përfaqësuesve institucional, qytetarë të shumtë, si dhe miq e familjarë.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta, për familjarët dhe bashkë ushtarakët e Kapterr Ejupit, duke vlerësuar atë si shembull i një ushtaraku të zellshëm dhe me plot motiv për punë.

Në fund të homazheve, kryetari Bahtiri së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë vendosur edhe kurora me lule, për të përkujtuar figurën e lartë të ushtarakut, për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar si ushtar lirie.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.