Për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike gjobitet Trepça, pa denime nuk shpëton as Peja

Publikuar më:

Trepça e Peja janë gjobitur pas ndeshjes së parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça, që ishte vendase të mërkurën, është gjobitur me 750 euro gjithsej. Ndërkohë Peja është gjobitur me 200 euro, sa edhe lojtari i saj, Alban Veseli. Trajneri Rami Hadar është gjobitur me 50 euro.

Vendimet i mori të premten Komisioni i Garave i FBK-së.

Veseli dhe Hadar u ndëshkuan me gabime teknike, ndërsa për shikuesit në vendim thuhet se kanë hedhur gjësende të buta, kanë ofenduar skuadrën mysafire dhe kanë ndezur mjete piroteknike.

Trepça e ka fituar ndeshjen e parë finale. Ndeshja e dytë është të dielën në Pejë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.