“Për Messin thuhet se nëna e tij është me origjinë arbëreshe”

Publikuar më:

“Gjaku nuk është ujë” – e vërtetë për arbëreshët në Argjentinë


Alejandro Greco: “Ne jemi duke u rigjetur me gjuhën dhe në një formë besoj se jemi duke u rigjetur me historinë. Historinë e largët, siç është Skënderbeu”

“Është një thënie shqiptare: ‘Gjaku nuk është ujë’. Pra, ajo thënie është e vërtetë. Këtu vlerësohet e vërtetë. Jemi vëllezërit tuaj që para shumë e shumë vjetësh kemi shkuar në një vend të largët, por vazhdojmë të jemi vëllezërit tuaj”, thotë Alejandro Greco, peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë. Në një intervistë në Buenos Aires, ai flet për praninë e arbëreshëve e të shqiptarëve atje, për përpjekjet që të ruhet e mësohet shqipja, për figura të shquara arbëreshe e shqiptare
Kur filloi emigrimi italian në Amerikën Latine në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, jo pak arbëreshë të Italisë arritën dhe u vendosën në Argjentinë. Ani pse me kalimin e viteve ruajtja e identitetit ishte bërë shumë më e vështirë, komuniteti arbëresh në Argjentinë, e po ashtu edhe në disa shtete të tjera të Amerikës Jugore, vazhdon t’i ruajë traditat dhe kulturën arbëreshe me mjaft vështirësi.

Për praninë e këtij komuniteti është folur mjaft, e ndër personalitetet më të shquara i cili edhe publikisht ka folur për prejardhjen e tij është shkrimtari me famë botërore, Ernesto Sabato. Përveç tij, edhe sot mjaft figura të rëndësishme të jetës publike në Argjentinë kanë prejardhje arbëreshe.

Megjithatë, sot, për gjeneratat e reja është mjaft sfiduese ruajtja e identitetit. Një nga personalitetet që me shumë zell po promovon identitetin arbëresh dhe shqiptar në Amerikën e Jugut është monsinjor Alejandro Greco. Një veçori e cila ka rënë në sy periudhën e fundit lidhet me prezantimin e tij. Në secilën paraqitje, sidomos në rrjete sociale, bart shallin me simbolet kombëtare shqiptare, e edhe flamurin kombëtar.

Në një intervistë të realizuar gjatë një takimi në Buenos Aires, në dhjetorin e vitit 2019, monsinjor Alejandro Greco, pasi shpjegon për prejardhjen e të parëve të tij dhe mbërritjen në Argjentinë, me shumë pasion thekson dashurinë për Shqipërinë dhe Kosovën. Shqipërinë e kishte vizituar vetëm një herë. Ëndërr e tij mbetet një vizitë në Kosovë.

Monsinjor Alejandro nënvizon nevojën e ndihmës nga shtetet amë për ruajtjen e identitetit, që çdo ditë po bëhet më e vështirë për gjeneratat e reja

VIDEO

JU REKOMANDOJMË