Spahiu ka dhënë kontribut të çmuar në Shërbimin e Anesteziologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku u dallua për profesionalizëm, përkujdesje të veçantë ndaj pacientëve dhe përkrahje ndaj gjeneratave të reja të infermierëve dhe teknikëve. Për këtë angazhim, ai është nderuar edhe me mirënjohje nga institucionet shëndetësore.
Kontributi i tij nuk u kufizua vetëm në ambientet spitalore. Naser Spahiu ishte pjesë e ndihmës mjekësore edhe gjatë grevës së minatorëve, duke qëndruar pranë tyre në minierën e Trepçës gjatë grevës tetëditore në vitin 1989, deri në daljen e minatorëve nga zgafella.
Pas një karriere të gjatë dhe të palodhshme në shërbim të shëndetit të qytetarëve, ai pensionohet duke lënë pas një trashëgimi të respektit dhe mirënjohjes nga kolegët dhe pacientët.






