Peci i del në krah Gashit pas performancës së dobët në debat: E kemi me grip

Publikuar më:

Partia Guxo po është mjaft aktive nëpër debate televizive me disa eksponentë të saj, megjithëse sonte nuk pati shkëlqim të prurjes së fundit të këtij subjekti. Ish-analisti Blerim Gashi pati përballje të fortë me Halil Matoshin.

Këtë debat në Politiko sigurisht se e fitoi Halil Matoshi, meqë shpeshherë Blerim Gashi mbetej edhe pa fjalë. Kjo është e kuptueshme, meqë është goxha vështirë të mbrohet qeverisja e VV-së.

Por, Faton Peci i Guxos ishte goxha i vëmendshëm dhe e pa debaklin që po ndodhte në Politiko të Kanal 10. Ai u tregua i shpejtë t’i dalë në krah Gashit.

”Blerim Gashin e kemi brilant, me edukatë të lartë, por sonte e kemi edhe me grip. Po qysh u mërdhezë Halili, veç me shku unë deri në studio me debatu”, tha Peci për debatin Gashi-Matoshi.

JU REKOMANDOJMË