PDK: Vëllai i Safet Kamberit sulmoi fizikisht aktivistin tonë

Publikuar më:

PDK Dega në Mitrovicë thotë se një aktivist i tyre në këtë qytet është sulmuar fizikisht nga vëllai i kryetarit të LDK-së në këtë qytet.


“Komisionieri i LDK-së në qendrën e votimit në Kqiç të Madh të Mitrovicës, Fidan Kamberi, i cili është vëllai i kryetarit të LDK-së në këtë komunë, Safet Kamberi, ka sulmuar fizikisht aktivistin e PDK-së në këtë fshat, Ismet Berisha. Ky rast është raportuar nga vëzhguesit e PDK-së në këtë qendër të votimit, të cilët e kanë parë për së afërmi sulmin ndaj aktivistit të PDK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, aktivisti i PDK-së është sulmuar derisa po kërkonte sugjerime për pikën e votimit. Komisioneri i LDK-së e kishte sharë dhe sulmuar fizikisht duke pretenduar se nuk ishte banor i atij fshati, përkundër se e vërteta ishte ndryshe.

“Pas situatës së krijuar në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia dhe autoambulanca për t’i ofruar ndihmën e parë aktivistit të PDK-së, i cili ka pësuar lëndime trupore. Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka reaguar pas këtij rasti, duke kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë që të marrin masat e duhura në mënyrë që të ruhet procesi zgjedhor në këtë komunë”, thuhet tutje në njoftimin e PDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.