Pasi piu alkool dhe u bë “rrotë”, mitrovicasi rrah gruan e tij

Publikuar më:

Një person është arrestuar ditën e djeshme rreth orës 21:00, në qytetin e Mitrovicës.
Nën ndikimin e alkoolit ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

I dyshuari pas arrestimit ka rezultuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Ai u dërgua në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. Me vendim të prokurorit rasti është në proces hetimor.

‘’Mitrovicë 03.02.2023-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij, duke e ofenduar me fjalë fyese. I dyshuari pas arrestimit dhe verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. Rasti në proces hetimor’’ thuhet në raportin e policisë

JU REKOMANDOJMË