Pas raportimit të “Jepi zë”, strehohet gruaja shtatzënë që po jetonte në shtëpinë e braktisur tek Liqeni

Publikuar më:

Pas raportimeve të “Jepi Zë” për gjendjen e rëndë të një gruaje me fëmijë në një nga shtëpitë e pabanuara në afërsi të liqenit, shtëpi kjo e cila nuk ka plotësuar asnjë kusht për banim, është gjetur zgjidhja për strehim.

Iniciativa Zgjatma Dorën – Mitrovicë menjëherë përmes bamirësve dhe Qendrën për Punë Sociale ka marrë përsipër rastin.

Sot gjatë paraditës kjo iniciativë ka vizituar familjen në fjalë e cila ka qenë e strehuar përkohësisht nga Policia e Kosovës në Hotel Genti, ka dërguar një ekip mjekësore të cilët kanë kryer gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore për nënën dhe fëmijën 5 vjeçar, ku pas kontrollës është raportuar se që të dy gëzojnë shëndet të mirë.

Pas kësaj bashkë me punëtorët socialë, familja është dërguar për strehim në një shtëpi private në lagjen Tunel i I-rë, me ç’rast shpenzimet e qerasë do t’i mbulojë Komuna e Mitrovicës.

Për shkak të gjendjes dhe me kërkesë të familjes dhe rrethanave tjera, fotografitë dhe të dhënat nuk janë publikuar.

Familja tani ka nevojë për ngrohje (nxemje elektrike, ushqim dhe veshmbathje). Për ndihmën tuaj mund të kontaktoni në nr tel 049132112.

“Jepi zë” falendron të gjithë qytetarët për angazhimin, ndërsa do të vazhdojë raportimin për raste të tjera në nevojë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.