Pas raportimit të “Jepi zë”, biznesmeni mitrovicas ia paguan borxhin e rrymës qytetarit që rrezikonte burgun për 200 euro

Publikuar më:

Vetëm pak orë më parë “Jepi zë” raportoi për një rast social, ku kryefamiljari Nexhat Ademi rrezikonte burgun për shkak të borxhit të rrymës.

Menjëherë në adresë të gazetës është lajmëruar biznesmeni mitrovicas, Besart Baruti, dhe ka marrë obligimin ta shlyejë këtë borxh.

Ademi, ka falendruar biznesmenin për ndihmën dhe portalin “Jepi zë” për publikimin e lajmit.

Poashtu duhet theksuar se individ dhe grupe tjera janë lajmëruar që vullnetarisht ta ndihmojnë Ademin, por nuk ka qenë e nevojshme, pasi tashmë borxhi është shlyer.

Ndryshe Gjykata Themelore në Mitrovicë e kishte dënuar Nexhatin me 200 euro për mospagim të rrymës por ai nuk kishte mundësi ta paguajë, dhe po rrezikonte ta vuajë dënimin me burg. Atij i ishte thënë që deri më 5 nëntor të lajmërohet në Hajvali për vuajtjen e dënimit me burg.

JU REKOMANDOJMË