Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang Bardhi”

Publikuar më:

Në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve.

“Jepi zë”, ka raportuar për disa incidente, ndërsa rasti i fundit ka qenë më i madh, pasi nga rrahja u përdor edhe thika.

Këto probleme kanë bërë që patrulla të Policisës së Kosovës të shtojnë prezencën në këtë pjesë, ndërsa ka edhe policë që po qëndrojnë pranë shkollës.

Nxënës të kësaj shkolle kanë dërguar edhe fotografi në “Jepi zë”, ku shihen policë të uniformuar që po qëndrojnë pranë shkollës së mesme.

Ndryshe nga raportimi i gazetës, policia ka nisur hetimet për rrahjet që kanë ndodhur kohë më parë, ndërsa ditëve në vijim priten angazhime shtesë dhe kontrollime nëpër shkolla, me qëllim të evitimit të incidenteve.

JU REKOMANDOJMË