Pas aksionit në veri, disa zyrtarë policorë dërgohen në Spitalin e Mitrovicës

Publikuar më:

Disa zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar gjatë aksionit kundër kontrabandës me mallra në veri.

Të njëjtit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.

Gjatë aksionit qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe kanë hedhur gaz lotsjellës.

Pasi përfunduan punë në një situatë jashtëzakonisht të tensionuar, Policia e Kosovës i tërhoqi autoblindat nga Mitrovica e veriut për ta vazhduar aksionin kundër kontrabandës në Zubin Potok dhe Zveçan.

JU REKOMANDOJMË