Para dy javësh një person tentoi t’i priste gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës

Publikuar më:

Para dy javësh në Spitalin e Tetovës një person tentoi t’i priste gypat e oksigjenit të cilët furnizonin qendrën modulare për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në qendrën modulare Covid-19 në Spitalin e Tetovës dyshohet se la të vdekur mbi 10 pacientë, ndërsa në mesin e viktimave raportohet se ka edhe staf mjekësor e familjarë të pacientëve.

Mbi 10 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në Spitalin e Tetovës, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Në mesin e viktimave në Spitalin e Tetovës dyshohet se ka edhe staf mjekësor
Numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipqe ka deklaruar se zyrtarisht dihet për 10 viktima, por numri mund të rritet.

Me rastin po merren pesë prokurorë për të mësuar shkaqet e këtij shpërthimi të fuqishëm, nga i cili mbetën të lënduar poashtu disa pacientë të tjerë.

Por para dy javësh në këtë spital një person tentoi t’i dëmtonte gypat e oksigjenit. Policia dhe prokuroria kishin deklaruar se nga hetimet nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të personit që ka tentuar të bëj këtë veprim.

I njëjti kishte arritur të priste dy gypa të oksigjenit të cilët furnizonin sallat e urgjencës së re të spitalit, të cilat për fat të mirë ende nuk janë vënë në funksion.

JU REKOMANDOJMË