Një depo është duke u kontrolluar në veri të vendit nga Policia Kufitare dhe dogana, nën dyshimet se malli i kontrabanduar është shpërndarë në disa vendet të tjera të Kosovës.
Bastisjet janë duke u kryer në Lagjen e Boshnjakëve.
Në rrugën kryesore në lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës, përballë një lokali, ndodhen dhjetëra pjesëtarë të armatosur të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Para këtij lokali ndodhen edhe dy automjete policore, ndërsa jo shumë larg këtij lokali janë vendosur pjesëtarë të policisë së rajonit të Veriut.
Në lokal ndodhen disa anëtarë, të cilët supozohet se nuk janë nga Drejtoria e Rajonit Verior.
Pas këtij lokali ishin të parkuara dy vetura, një veturë e Policisë së Kosovës dhe një doganier.

Forcat speciale nuk lejojnë hyrjen e qytetarëve brenda dhe pranë godinës ku po zhvillohet aksioni, i urdhërojnë të kalojnë nga ana tjetër e rrugës.
Raportohet se janë ndalur tre furgona me produkte kryesisht ushqimore dhe se bëhet fjalë për mall të padoganuar.
Ky aksion u ndërmarr për shkak të mosdoganimit dhe është dduke u kryer në tri lokacione edhe në Shtërpcë.






