Pamje nga aksidenti në Kalimash ku vdiq një person, njëra veturë ishte me targa kosovare

Publikuar më:

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së premtes i ka marrë jetën një vajze.

Aksidenti ka ndodhur në brendësi të tunelit ku janë përplasur dy automjete, njëra me drejtues banues në Shkopet dhe tjetri nga Kosova.

Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.

Dëmtimet më të rëndë i ka marrë mjeti me targa shqiptare dhe për pasojë vdekur pasagjerja Edjona Sala. Gjithashtu është dëmtuar drejtuesi mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët Mariglen Gjoka dhe Sandra Bega.

Malci dhe Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë ndërkohë policia po heton për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.