Qysh nga lufta në vitin 1998 kosovarët, sidomos qytetarët në Mitrovicë janë mësuar ta dëgjojnë një alarm.
Ky sinjal është lëshuar nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe është alarmi i qytetit që njihet si “uzbuna”, shkruan Jepi zë.
Ai konsiderohet si alarm i qytetit, dhe në veri përdoret si sinjalizim për t’u mbledhur.
Ndërsa edhe sot u lëshua, dhe menjëherë u mblodhen shumë qytetarë. “Jepi zë” ka siguaruar një video ku shihen serbët duke u lëshuar me vetura për tu mbledhur tek tre rrokaqejt ku ndodhi sot shpërthimi.

Ndryshe këto incidente lidhen me zhvillimet e fundit rreth mbatjes së zgjedhjeve komunale.
VIDEO








