Pa u bërë 24 orë, Policia liron tre persona që i arrestoi gjatë aksionit kundër kontrabandës

Publikuar më:

Me urdhër të gjykatave, dje janë komtrolluar/bastisur 26 lokacione në 5 komuna të Kosovës nga Policia dhe Dogana e Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës.

Gjatë këtij aksioni u gjetën dhe sekuestruan mallra të ndryshme në vlerë qindra mijëra eurove, shkruan Jepi Zë.

Nga ky aksion gjithashtu u arrestuan 8 persona dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË