Bartësja e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani tha sot se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka më asnjë arsye që të refuzojë kandidaturën e saj për shefe të shtetit.
Në një konferencë për media nga selia e LDK-së të dielën në mbrëmje, Osmani tha se në çdo aspekt, si nga numri i votave, si nga numri i mandateve në Kuvend, LDK-ja shënoi rritjen më të madhe në këto palë zgjedhje.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim si kandidate për presidente të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Ajo tha LDK pritet t’i ketë 20 ulëse në legjislaturën e re.
“Rritja matet edhe me mandate. Ne do t’i kemi 20 mandate, që është pesë mandate më shumë sesa në legjislaturën paraprake”, tha ish-presidentja.






