Një automjet me postera të kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje është parë duke qarkulluar në afërsi të një qendre votimi në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së zgjedhjeve.
Për rastin tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Mësohet se zyrtarët policorë kanë intervistuar personat e përfshirë, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë arrestim apo masë tjetër.
Në ditën e zgjedhjeve është e ndaluar zhvillimi i fushatës zgjedhore dhe ekspozimi i materialeve politike në kundërshtim me rregullat e heshtjes zgjedhore.
Këto kufizime synojnë të garantojnë që votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës pa ndikime politike në ditën e procesit zgjedhor.







