Qe dëshmia: Në QKUK s’ka as pej për qepje, pacientët detyrohen t’i blejnë vetë

Publikuar më:

Mbrëmë është shënuar një tjetër rast në QKUK, ku pacientët janë detyruar të blejnë vetë materialin për trajtim.

Bëhet fjalë për “nylon 5/0”, pejë kirurgjikale për qepje, të cilat sipas fotografive janë siguruar jashtë institucionit për shkak të mungesës në klinikë.

Fotografitë e siguruara tregojnë materialin kirurgjikal bashkë me dokumentet përcjellëse nga QKUK, duke rikthyer në vëmendje problemin e furnizimit me materiale esenciale në institucionin më të madh publik shëndetësor në vend.

JU REKOMANDOJMË