Numërohen 100% e votave, kjo është renditja përfundimtare e partive

Publikuar më:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e 100 për qind të votave të rregullta nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Sipas rezultateve preliminare, fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë gjithsej 433 mijë e 394 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 184 mijë e 318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është renditur e katërta, me gjithsej 49 mijë e 698 vota

JU REKOMANDOJMË