Një mitrovicas që zhvillon biznes në Shqipëri do të investojë në KF Trepca – pritet edhe rikthimi i Rafet Prekazit në kryesi

Publikuar më:

Burime të “Jepi zë” brenda klubit marrin vesh se klubi më i madh në shqiptari pritet të rikthehet fuqishëm.

Edhe klubi permes një postimi ka paralajmëruar këto investime dhe se klubi po kthehet aty ku e ka vendin.

Drejtuesit aktualë do të mbesin në klub, por fjalën kryesore do ta ketë një afarist mitrovicas, që aktivitetin e zhvillon edhe në Shqipëri. Menaxhmenti do të përbëhet nga emra me nam të futbollit mitrovicas. Rafet Prekazi pritet të kryejë rolin e drejtorit dhe të kujdeset për anën sportive.

Ndryshe, Mitrovica momentalisht ka dy skuadra që po garojnë në Ligën e Parë por me këto investime të paralajmëruar shumë shpejt KF Trepçën pritet ta shohim në Superligë duke synuar edhe trofe.

Me rregullimin e stadiumit “Adem Jashari” dhe investimet e paralajmëruar shumë shpejt mitrovicasit pritet t’i kthehen edhe stadiumeve./ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË