Nisma për impiantin e ujërave të zeza që u shqyrtua nga Qeveria, ishte projekt i Bedri Hamzës

Publikuar më:

Në pikën 25 të rendit të sotëm të ditës së Mbledhjes së Qeverisë, është paraparë shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI) për projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë” dhe në pikën 26 është paraparë shqyrtimi i Nismës për Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”.

Ky projekt daton që nga qeverisjet e mëhershme kur Ministër i Financave ishte Bedri Hamza i cili e kishte nënshkruar dhe dakorduar atë, shkruan Jepi Zë.

ki

E kalimin e këtij projekti për impiantin në Mitrovicë e kishte premtuar Ministri i tanishëm, Hekuran Murati në takimin përkrahës për Agim Bahtirin që u mbajt më 2 tetor.

Memorandumi i bashkëpunimit ishte nënshkruar ndërmjet ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza dhe presidentes së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Samantra Chakrabarti, në maj të vitit 2018

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.