Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Publikuar më:

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro për shërimin e së motrës.


Mirëpo, jo të gjithë po mendojnë se kjo deklaratë është e drejtë, pasi disa donatorë kanë theksuar se ka dokumente që konfirmojnë se vetëm publikisht dihet se janë mbledhur mbi 70 mijë euro.

Disa persona që kanë dashur të mbesin anonim, i kanë thënë gazetës së po dyshohet që janë diku mbi 15 mijë euro që vlerësohet se nuk janë deklaruar si të mbledhura, dhe për këtë gjë kanë njoftuar institucionet.

Sipas tyre, mbi 70 mijë euro janë mbledhur nga donatorët publikë, duke përfshirë edhe paratë e mbledhura nëpër qytet, nga kryetari Bahtiri që dhuroi 5 mijë euro dhe një grup që njihet si “Djemtë e Mitrovicës” që dhuruan mbi 20 mijë euro.

Madje, ata potencojnë se 70 mijë euro rezultojnë të jenë mbledhur vetëm nga këto dhurime, pa përfshirë shumën e ndihmës nga sms si dhe dërgesat nga mërgimtarët. Edhe shumë dokumente që ka siguruar gazeta, e thonë një gjë të tillë.

Sidoqoftë, vëllai i Nazlijes, Iliri, në sqarimin e tij ka thënë se ka vendosur të ndajë para për tre persona që kanë nevojë për ndihmë, një prej tyre familjar(dajë).

“Ju informojmë se shuma totale e mbledhur është 56.442.32€uro, prej këtyre janë hargjuar 2.983.40 €uro, dhe totali I mbetur ëhstë 53.458.92. Kjo shumë është vendosur që t’I dhurohen për shërim këtyre personave: 1. Xhylazim Istrefi 34.158.92; 2. Esra Muhamed Kërveshi 10.000 € dhe 3. Iliriana Smajli 7.000 €. Gjithashtu 1,300€ shkojnë si bamirësi rrjedhëse për hapjen e pusetave të ujit në Afrikë”, ka thënë Iliri.

Ndërkohë, ka pasur reagime edhe nga fytyra publike të Mitrovicës, të cilët kanë thënë se paratë e mbledhura për Nazlijen nuk mund të përvetësohen nga familjarët.

Ndryshe, Nazlija Sherifi vdiq të dielën e 3 janarit, pasi iu përkeqësua gjendja pas infektimit me COVID. Gazeta ka mësuar se ajo kishte rezultuar pozitive ndaj COVID-it dy herë në Shqipëri dhe dy herë në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË