Ngjarja tragjike në Llaushë, avokati mitrovicas i kërkon gjykatës që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikik

Zëri qytetar

E FUNDIT: Më në fund, po mbulohen gropat që ua “shkurtuan ymrin” mitrovicasve

Rruga e Kovaçëve ishte shndërruar në një rrugë tmerri për shoferët, pasi ishin krijuar shumë gropa të mëdha. Mirëpo, sot...

Mitrovicasi shkon për të ngrënë ushqim në kafiterinë e njohur, shokohet nga insekti që...

Një qytetar ka shkur të ushqehet në një nga lokalet ku përgatitet ushqim i shpejtë në rrugën "Mbretëresha Teutë". Ai...

Humb një qytetar, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Ardit Kadri Gashi nga Klina, që nga mëngjesi i ditës së djeshme ka dalur nga shtëpia, dhe nuk është...

ShFMU “Skënderbeu” në Vaganicë, probleme me ndërrimin e shpeshtë të mësueseve

“Jepi zë” ka raportuar sot shqetësimin e prindërve të nxënësve të shkollës “Fazli Grajqevci” në Shipol. Ata nuk po i...

Edhe ato pak parkingje në Mitrovicë, Komuna po ua jep kompanive private të taksive

Mitrovica është një nga qytetet që vuan nga mungesa e parkingjeve, pasi ka shumë pak. Edhe ato që shfrytëzohen si...

Skender Qerimaj nga Llausha e Skënderajt u arrestua të mërkurën nën dyshimet për vrasjen e gruas së tij, Lirije Qerimaj, por ai nuk është deklaruar në seancën dëgjimore të gjykatës. Sipas avokatit të Qerimajt, Elvir Imeri, ai ndodhet në gjendje të keqe emocionale.

Sipas Elvir Imeri, i pandehuri ndihet i dëshpëruar dhe nuk e mban mend rastin e vrasjes së gruas. Prandaj avokati ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikik.

“Unë si mbrojtës konsiderova që vepra e dyshuar penale është kryer në gjendje të zvogëluar të aftësisë mendore. Gjykata të urdhërojë ekzaminimin psikik me qëllim që të kemi një gjykim sa më të drejtë në lidhje me gjendjen faktike”, tha avokati Imeri të dielen.

Tutje ai tha se klienti i tij nuk ka mundur të deklarohet në gjykatë dhe vetëm qan.

“Në gjykatë nuk ka mundur të deklarohet sepse është ndjerë shumë keq emocionalisht, atë ditë kur është mbajtur seanca dëgjimore nuk është deklaru hiç. Kam bë propozim për ekzaminim psikik, vendimin nuk e kam marrë ende. Ndihet shumë i dëshpëruar, tërë kohën vetëm ka qajt dhe nuk ju kujtojke mirë rasti. Pasi është kry vepra, pasi ka përfundu, tha vetëm e kam pa çka ka ndodh”, u shpreh më tej avokati.

Një ditë pas vrasjes së Lirije Qerimaj 48-vjeçare, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Skender Qerimaj 51-vjeçar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri ka mbajtë armë në shtëpinë e tij, nga një datë e pacaktuar deri më 5 janar 2022, “të cilën i pandehuri pas kryerjes së veprës penale “vrasje e rëndë” e ka dorëzuar në polici së bashku me tre fishekë”.

Aty thuhet se sipas raportit të oficerit të policisë, “më 5 janar rreth orës 14:00 në Stacionin e Policisë në Skenderaj ka ardhur Skender Qerimaj i cili ka njoftuar se e ka vrarë gruan dhe i njëjti ka dorëzuar armën me të cilën ka kryer veprën penale”.

Në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se kur në vendin e ngjarjes kishin mbërritur njësitet e policisë, “në dhomën e ndejës ishte e shtrirë dhe e gjakosur tani e ndjera, ku në vendin e ngjarjes është takuar vëllai i të pandehurit, djali dhe vajza e viktimës”.

Në raportin e oficerit të policisë thuhet se “djali Ii çiftit ka deklaruar se prindërit e tij kanë pasur edhe më herët probleme për motive xhelozie. Më 1 janar 2022 ishte paraqitur rasti në Stacionin Policor në Skenderaj dhe ishte iniciuar rasti “Dhunë në familje”, ndaj të pandehurit Skender Qerimaj”.

“Pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme mes tyre, në shtëpinë e përbashkët, gjegjësisht në dhomën e ndejës, i pandehuri ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknes, pistoletën e markes “zoraki” dhe me armë ka shtënë gjashtë herë në drejtim të tani të ndjerës, bashkëshortes së tij Lirije Qerimaj, të cilën e ka goditë në trup dhe si pasojë e plagëve e ndjera ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, thuhet tutjë në dosjen e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar se gruaja që u vra në Llaushë të Skenderajt së fundmi e kishte lajmëruar dhunën në polici. Sipas tyre rasti ishte iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit ishte proceduar kallëzim penal.

Vëllai i të dyshuarit ka fajësuar organet e rendit për vrasjen e kunatës së tij. Në një bisedë për Gazetën Express ai ka thënë se kunata e tij para disa ditësh e kishte raportuar dhunën në polici, por se pas pesë orësh që ishte intervistuar në stacionin policor, i dyshuari ishte liruar.

“Ju kisha lutë me u marrë me gjyqësorin e prokurorinë që nuk i parandalojnë rastet po i lënë kur te bëhen, e pastaj thonë çka u bë, ata kanë mujt me parandalu. Nëse e kishin marrë vëllain tim ta kishin fut në burg 2-3 muaj, ai s’kishte pas shansë me i bë këto”, ka deklaruara ai.

Për rastin tragjik ka folur edhe njëri nga nipërit e viktimës, duke thënë se ndaj saj është ushtruar dhunë shumë shpesh. Ai pohoi se halla ishte kthyer në shtëpinë e burrit për shkak të fëmijëve.

Të fundit

E rrezikshme: Shembet “Dudi Kërrshi”, bllokohet rruga

Rruga magjistrale Mitrovicë -Zveçan është bllokuar për qarkullim. Kjo nga ndodhur nga shembja kërshit të Dudës, me ç’rast shumë gurë kanë rënë në rrugën e...

Lajme të tjera