Nga Ylli sqarojnë çështjen e biletave, pas reagimeve të shumta

Publikuar më:

Ditën e djeshme klubi i Yllit njoftoi për shitjen e biletave për finalen e katërt me Trepçën.

Aty shkruante se asnjë tifoz nuk mund të blejë biletë dhe të hyjë në palestër pa letërnjoftim dhe tifozët mitrovicas menduan se një gjë e tillë nënkupton se ata nuk mund të përkrahin klubin e tyre të zemrës në Suharekë.

Megjithatë një gjë të tillë e ka sqaruar për AsistiOnline.com, drejtori i klubin Egzon Fetiu.

Sipas tij, biletat do të shiten me leternjoftimë për shkak që të parandalohet shitja e tyre në tregun e zi dhe jo që t’ju pamundësohet ardhja tifozëve nga Mitrovica.

Ai ka bërë me dije se secili tifoz që e blen biletën duhet të vije me letërnjoftim. Fetiu theksoi se kanë pranuar email edhe nga Federata e Basketbollit të Kosovës që nuk do të ketë udhëtime pas ndeshjes së dytë dhe kërkesë të njejtë kanë edhe nga policia.

”Biletat do të blehen me letërnjoftim për shkak që mos të shiten në treg të zi, kjo është arsyeja dhe jo që mos të vijnë tifozë e Mitrovicës. Secili që e blen biletën dhe vjen me letërnjoftim te hyrja, ndryshe nuk vlen bileta. Kemi pranuar email nga FBK, që nuk do të ketë udhëtime pas ndeshjes së dytë, dhe të njejtën kërkesë e kemi edhe nga Policia. Thjesht nuk ka nevojë të përfitojë në kurrizin e klubit askush”, u shpreh Fetiu.

Ndeshja e katërt e serisë finale luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 në palestën ”13 Qershori” në Therandë.

JU REKOMANDOJMË