Ali Sefaj nga Sindikata e Shërbyesve Civilë ka reaguar me kritika ndaj emërimit të Rozeta Hajdari në krye të Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.
Sefaj ironizoi faktin që Hajdari, të cilën ai e akuzon për çështjet e njohura që lidhen me rezervat shtetërore të miellit, vajit dhe sheqerit, tashmë kryeson edhe komisionin që po shqyrton Projektligjin për çmimet tavan, i cili synon, sipas tij, lehtësimin e jetës së qytetarëve.
Në reagimin e tij, ai përdori tone të ashpra kritike, duke kërkuar përgjegjësi dhe kthimin e mjeteve, ndërsa vuri në pikëpyetje besueshmërinë e procesit dhe rolin e saj në këtë komision.






