Nëse i shihni këta dy persona lajmërone menjëherë Policinë

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Pejë, në rrugën “Jeton Dedushaj”, ku një person është plagosur gjatë një përleshjeje me thikë.

Të dyshuarit për rastin janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe se po vazhdon kërkimi i tyre.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për kapjen e të dysharëve Adem dhe Besnik Bulliqin nga Peja.

Sipas Policisë ata dyshohet se janë përfshirë në therjen me thikë që ndodhi mbrëmë në Pejë.

Ndërkaq viktima për shkak të plagëve të marra si shkak i therjes, nga Spitali Rajonal i Pejës është dërguar me urgjencë në QKUK.

JU REKOMANDOJMË