Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë Policinë

Publikuar më:

Njësiti i hetimeve në stacionin policor ‘Qendra’ në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së dy personave të dyshuar.

Në një komunikate për media ku janë bashkëngjitur edhe pamjet ku shihen edhe dy të dyshuarit, thuhet se ata kërkohen për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në komunikatën e Policisë.

JU REKOMANDOJMË