Nëna shqiptare e dërgonte vajzën 9 vjeçe tek “hoxha”, 37 vjeçari e dhunoi 2 herë

Publikuar më:

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një personi i cili në mënyrë të rrejshme është paraqitur si hoxhë dhe ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ndaj tij, si dhe ndaj dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar, ka nisur procedimi për mashtrim.

“I dyshuari i parë, 37 vjeçar, banues në Koçan, në dy raste më 23 dhe 24 nëntor në një banesë në Gostivar, ka kryer akt seksual ndaj një fëmije të lindur në vitin 2012 (9 vjeçe). Nëna e fëmijës thirri të dyshuarin, i cili u prezantua si hoxhë, për t’i kënduar kuran dhe për ta shëruar fëmijën nga magjia e zezë. I dyshuari ka kërkuar të lihet vetëm me fëmijën viktimë në dhomë dhe e ka detyruar atë në akte të tjera seksuale. Viktima, e frikësuar, në fillim nuk i ka thënë asgjë nënës së saj. Kur në datën 5 dhjetor, nëna ka dashur të telefonojë për herë të tretë të dyshuarin, vajza ka treguar me ankth se çfarë po ndodh me të, më pas ngjarja është denoncuar në polici”, kanë thënë në Prokurori.

I njëjti i dyshuar, së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë nga Gostivari, kanë mashtruar edhe një viktimë tjetër. I dyshuari i parë, në marrëveshje me dy të tjerët, i është prezantuar viktimës si hoxhë, i cili do ta ndihmonte atë të largonte magjitë nga shtëpia e saj. Në disa raste, të tre e bindën atë se për të hequr magjitë, duhej të nxirrnin sende të ndryshme nga varrezat dhe kështu të nxirrnin magjitë nga ajo dhe shtëpia e saj. Për shërbimin i kanë marrë 98.000 denarë. Kur kanë filluar të organizojnë një takim të ri, viktima ka dyshuar se është mashtruar dhe i ka denoncuar.

Për të dyshuarin e parë Prokuroria Themelore Publike Gostivar i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit, ndërsa për dy të dyshuarit e tjerë janë propozuar masa të kujdesit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.