Sot u bë varrimi i njëri prej gazetarëve më të njohur në Mitrovicë, Musa Begu.
I ndjeri kishte mbi 30 vite punë në gazetari në informim dhe promovim të sportit, në veçanti atij mitrovicas, shkruan Jepi zë.
Puna e tij ishte nderuar edhe nga shoqata e gazetarëve, por jo edhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, të cilët as nuk u panë në varrim por u mjaftuan vetëm me një postim në facebook.
Për këtë ka reaguar edhe gazetari sportiv nga Mitrovica, Fatmir Hajzeri.
Postimi i plotë:
Në lamtumirën e fundit munguan ata që ai bëri shumë për ta.
Sot ju dha lamtumira e fundit gazetarit më të mirë sportivë që pati Mitrovica Musa Begu.
Një personalitet me vlera të mëdha humane e njerëzore.
Një përson shumë i afërt, një shokë i jashtzakonshëm dhe mbi të gjitha një njeri i drejt dhe i sinqert.
Musa Begu,iku nga kjo botë si një nga figurat më të rëndësishme të sportit mitrovicas ndër vite.
Mirpo, në lamtumiren e fundit munguan sportistët, munguan figurat politike, munguan nga Drejtoria e sportit.
Munguan mediat , madje nuk pati fare.
Mungoj një telegram ngushëllimi nga FFK-ja.
A thua si është e mundur kjo.
Munguan telegram ngushëllimet nga klubet mitrovicase që ai ka bërë shumë pêr ato klube.








