Në Mitrovicë organizohet fushatë vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit

Publikuar më:

Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OJQ “Mundësia”, kanë mbajtur disa aktivitete të organizuara në kuadër të muajit Tetor, si muaji kundër kancerit të gjirit.

Fillimisht është mbajtur një takim në Sallën e Kuvendit Komunal me karakter informues dhe vetëdijesues, me qëllim të parandalimit dhe diagnostifikimit të hershëm të kësaj sëmundje.

Në këtë takim mori pjesë nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri- Hasani, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Teuta Fejza, si dhe një numër i konsiderueshëm i grave, vajzave dhe të interesuarve tjerë.

Në fjalën e tij nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka thënë se Komuna e Mitrovicës vite me radhë ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për sëmundje të ndryshme, me theks të veçantë për sëmundjen e kancerit të gjirit, si një sëmundje e cila po merr hov çdo ditë e më shumë, andaj është shumë e rëndësishme që të kemi një shëndet të mirë të gruas.

Ndërsa, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, theksoi se interesimi i madh për pjesëmarrje dhe informim tregon vetëdijesimin e krijuar nga qytetarët e komunës sonë, dhe se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje ndihmon në trajtimin më të lehtë.

Po ashtu drejtoresha Barani, përmendi edhe aparaturën mjekësore mamografin me të cilën është pajisur QKMF-ja vitin e kaluar, e arritur kjo falë iniciativës së OJQ “Mundësia” dhe në mbështetje të Drejtorisë së Shëndetësisë. Ajo inkurajoi gratë që vazhdimisht të bëjnë kontrolla ultrasonografike dhe monografike.

Ndërsa drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri-Hasani, ka njoftuar të pranishmit rreth punës që po bënë shoqata e saj në projektet dhe aktivitetet në drejtim të forcimit të rolit të femrës dhe edukimit të saj me qëllim rritjes së pjesëmarrjes së saj në shoqëri.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.