Të enjten zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale të Play Off-it në basketbollin e Kosovës.
Në palestrën “Minatori” do të takohen KB Trepça dhe KB Peja, shkruan Jepi zë.
Pejanët kanë filluar të provokojnë mitrovicasit duke i quajtur me epitet fyes “shumarë”, gjë që e bënin vazhdimisht tifozët prishtinas gjatë gjysmëfinales.
Në komente dhe faqe të ndryshme ka tifozë pejanë që po kërkojnë edhe policë nga Peja që të shkojnë në palestrën “Minatori”, duke hedhur dyshime edhe për institucionet e sigurisë, shkruan Jepi zë.
Ndryshe, këtë vit atmosfera në basketbollin kosovar ka qenë e zjarrtë. Ndërkaq, Minatori e Torcida janë cilësuar më të zjarrtët në Kosovë./jepize.com