Ndalet puna në minierën e Trepçës, minatorët nuk duan të punojnë pa u liruar Rafet Ibishi- paralajmërohet nisja e grevës

Publikuar më:

Puna në minierën e Trepçës në Stan Tërg të Mitrovicës është ndalur krejtësisht, këtë e kanë konfirmuar burimet e Jepi zë brenda ndërmarrjes.

Minatorët po refuzojnë të punojnë pasi, ish u.d. kryeshefit Rafet Ibishi, dhe disa punëtorë tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kërkesa e minatorëve është që të lirohet nga paraburgimi Ibishi dhe punëtorët tjerë, shkruan Jepi zë.

Minatorët kanë paralajmëruar se në rast të mos lirimit të këtyre punëtorëve, do të fillojnë grevën qysh nga dita e nesërme.

Ndryshe arrestimi dhe përjashtimi i këtyre personave ka ardhur pasi, dy ditë më parë disa persona ishin futur në zyret e menaxhmentit të Trepçës dhe kishin sulmuar kryeshefin e ri të ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e administratës Besim Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.