Momenti kur nxirren të vdekur trupat e dy fëmijëve që i mbyti zjarri

Publikuar më:

Para pak minutave janë nxjerrë dy trupat e pajetë të fëmijëve që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre në fshati Ujz të Gjakovës.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në mëngjes.

“Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrfikësve jane duke bere perpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)”, tha Gjurkaj.

Raportohet se fëmijët janë të moshave 10 dhe 13 vjeç.

Ndërkohë Policia ka bërë të ditur se në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e zjarrit, është edhe prindi i njërit prej viktimave, ndërsa tre familjarë tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore.

Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

JU REKOMANDOJMË