Mitrovicë: Tentoi ta rrah gruan e tij, arrestohet nga policia

Publikuar më:

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dje rreth orës 11:00 një person pasi i njëjti ka kanosur gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit në lidhje me rastin, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Raste të dhunës në familje kanë filluar të jenë të shpeshta dhe hiç më larg se javën e kaluar një nga to përfundoi me fatalitet, pasi një burrë vraun gruan e tij në Llaushë të Skënderajt, disa ditë pasi u lirua nga Policia pas lajmërimit nga gruaja.

JU REKOMANDOJMË