Mitrovicë: Një person rrah dy policë i bën për Spital

Publikuar më:

Dy policë janë sulmuar fizikisht mbrëmë rreth orës 2:30 pas mesnate.

Rastin e ka konfirmuar Policia, duke bërë të ditur që ngjarja ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut në rrugën “Andri Denan”, shkruan “Jepi zë”.

Policia thotë se ka arrestuar më pas të dyshimtin, i cili ka sulmuar fizikisht policët, të cilët kanë kërkuar tretman në spital.

“Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendi të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thonë Policia.

JU REKOMANDOJMË