Mitrovicasi që sulmoi të riun afër palestrës “Minatori”, dërgohet në ndalim policor

Publikuar më:

Një ngatërresë në mes të dy personave përfundoi me konflikt fizik, mbrëmë, pak para mesnatës, në shëtitoren e Mitrovicës, afër palestrës sportive.

Sinjali raportoi mbrëmë se rasti dyshohet se ndodhi derisa një i ri nga Mitrovica Veriore po kalonte kah ‘korza’ me të dashurën e tij, kur u përballë me sulm nga një qytetar. I dyshuari fillimisht nuk u identifikua, por pas veprimeve hetimore është zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që dyshohet se sulmoi viktimën, në mes të shëtitores në Mitrovicë, është Arlind Osmani. Sipas burimeve, i dyshuari është identifikuar nga viktima, me ç’rast Policia është vënë menjëherë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, për të dhënë deklaratën e tij për motivet mbi të cilat dyshohet se e sulmoi të riun.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe më pas do të merren veprimet e tjera ligjore.

JU REKOMANDOJMË