Mitrovicasi i zhdukur shihet në Shqipëri: U fotografua në gjendje të mjerë, dyshohet se u mashtrua

Publikuar më:

Faik Zeqiri nga Mitrovica ka disa muaj që është zhdukur pa gjurmë, ndërkohë që për gjetjen e tij u angazhuan edhe institucionet.


Por, “Jepi zë” merr vesh se ai është parë në një fshat të Pogradecit në gjendje të mjerë. Gazeta mëson se ai u mashtrua nga një agjenci turistike.

Siç thuhet, ai ka mbetur i pastrehë për shkak se nuk ka as para e as vend ku të fle. Banorët e asaj zone i kanë siguruar ushqime, ndërkohë që tani është drejtuar për në qytetin Prrenjas.

Duhet theksuar se 59 vjeçari ishte zhdukur nga 1 tetori pa asnjë gjurmë.

Së fundi ai kishte të veshur, sipas familjarëve, pantallona dhe xhup të zi. Zeqiri ka flokë të thinjura dhe është i gjatë 1.70cm. E siç shihet, i njëjti person është në fotografitë që ka siguruar “Jepi zë”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.