Mësohet kush është 66 vjeçari që u ther me thikë sonte në qendër të Mitrovicës

Publikuar më:

Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me therje me thikë mbrëmjen e sotme në Mitrovicë, duke lënë një person të lënduar dhe një tjetër në arrati.

U raportua se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me mjet të mprehtë.

Gazeta Sinjali merr vesh se i plagosur ka mbetur Jeton Saliu, 66 vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Mitrovicës, e cila ka njoftuar se njësitë e hetimeve, po punojnë për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të lokalizuar të dyshuarin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.