Mëngjes i frikshëm: 5 aksidente për pak orë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Publikuar më:

15 persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e pesë aksidenteve në komunikacion që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se në aksidente janë të përfshira gjithsej 15 vetura.

Ndërsa në një nga aksidentet, dy persona kanë marrë lëndime të rënda.

Borovci ka thënë se janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuat dëme materiale.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident zingjiror në rrugën Prishtinë -Mitrovicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ai.

Ndërkohë si pasojë e kësaj janë krijuar kolona të gjata.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.