Marketet e Mitrovicës të mbushura me produkte të prishura, Inspektorati në gjumë

Publikuar më:

Nëpër marketet e Mitrovicës për çdo ditë po hasen produkte pa afat, e madje edhe të prishura dhe me krimba.

Dje dhe sot “Jepi zë” ka raportuar për dy raste, të cilat janë adresuar nga qytetarët.

Mirëpo, Inspektorati i Komunës së Mitrovicës po qëndron në gjumë, pasi është në përgjegjësi të tyre për të kryer kontrolle.

Deri tani, sipas qytetarëve, marketet nuk po kujdesen për shëndetin e tyre pasi nuk po ka kontrolle. Ata kërkojnë që një gjë të tillë ta bëjë Komuna.

Sidoqoftë, një rast që u konsiderua pozitiv, ishte koha kur Inspektorati kapi qindra kilogramë mish të prishur në disa markete në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.