Qendra Tregtare LUX MALL nuk po duket se e ka problem vendimin e Komunës së Mitrovicës.
Ajo ka qëndruar e hapur edhe sot pas orës 11:00, gjë që është në kundërshtim me vendimin.
“Jepi zë” ka konfirmuar se qendra është e hapur duke shkuar në vendin e ngjarjes. Aty shiheshin dyqanet e hapura.
Ndërkohë, shefi i Inspektoratit të Tregut, Blerim Hyseni, ka konfirmuar se nuk ka ndonjë vendim për lejim të punës.
“Me sa e di unë nuk ka ndonjë vendim. Deri të premtën në orën 16:00 nuk ka pasur vendim. Sot unë jam në pushim”, ka thënë Hyseni për “Jepi zë”.
Sidoqoftë, mësohet se kjo qendër po rri hapur për shkak të lidhjeve me krerët e komunës.