Lumir Abdixhiku: Kurrë më me VV-në

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Liderëve të subjekteve politike u ka kërkuar që të shkurtojnë fushatën elektorale për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 17 tetor.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se këtë kërkesë e bëri krahas situatës me pandeminë ku shifrat e të infektuarve kanë shënuar goxha rritje.

Por ai është kundër shtyrjes së zgjedhjeve për qëllime politike.
“Shpresoj që pushteti të mos ushtrojë presion ndaj ekspertëve tanë për shfrytëzim të gjendjes në favor të tyre politik”, ka thënë Abdixhiku.

Në intervistën e tij në Rubikon, i pari i LDK-së kritikoi Qeverinë Kurti që nuk po i jep përgjigje SHBA-ve për projektin e furnizimit të Kosovës me gaz.Teksa numëroi edhe kritika tjera për partinë në pozitë që po qeveris vendin, Abdixhiku tha se në asnjë mënyrë nuk do të ketë koalicion me VV-në.

Kreu i LDK-së tha se LVV nuk ka njerëz për të udhëhequr, sidomos për pushtet lokal, derisa tha që po pret nga ky subjekt politik që t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës për të reduktuar fushatën meqë nga PDK dhe AAK tashmë ka marrë konfirmim për dakordim.

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera