“Lufta” e mbrëmshme në Shipol, Policia gjeti revole dhe kallash

Publikuar më:

Mbrëmë “Jepi zë” ka raportuar për të shtëna me armë rreth orës 00:15 në rrugën “Morava” në Shipol të Mitrovicës.

Njësitet policore kanë reaguar me urgjencë me ç’rast në vendin e ngjarjes fillimisht kanë identifikuar njërin nga të dyshuarit F. Xh., 32 vjeçar, nga i cili është sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë.

Si rezultat i hetimeve të para, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe gëzhoja tjera të cilat ishin indikacion i identifikimit të edhe një personi tjetër të dyshuar për të shtëna në të njëjtin lokacion, ku nga i dyshuari R. I., 67 vjeçar, është sekuestruar një armë pushkë automatike AK 47, me tre fishek.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se dy të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë në ajër.

Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Përdorim të armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. Ndërsa pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme me urdhër të prokurorit të rastit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË